Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në platformën “X”, të martën për takimin që e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Lajçak ka thënë se e ka përditësuar Osmanin për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ia ka treguar asaj për mënyrën sesi BE-ja e sheh procesin e dialogut në muajt e ardhshëm.
“Takimi im i parë sot në Kosovë ishte me Presidenten Vjosa Osmani. Unë e përditësova atë për gjendjen e Dialogut Kosovë-Serbi dhe procesin në muajt e ardhshëm siç e shohim ne. Mirënjohëse për pikëpamjet dhe njohuritë e saj”, ka thënë Lajçak.
I dërguari evropian gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.
Ndër temat e diskutuara ka qenë edhe vendimi i Kosovës për ndalimin e dinarit në Kosovë.
My first meeting today in Kosovo was with President @VjosaOsmaniPRKS. I updated her on the state of play in the Dialogue and the process in the coming months as we see it. Grateful for her views and insights. pic.twitter.com/kJEZivaGG4
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 30, 2024