Emisari i BE’së në bisedimet Kosovë -Serbi pas takimeve të sotme me lidershipin në Kosovë ka folur për mediat.
Ai ka thënë se çështja e valutës së dinarit, qarkullimi i të cilit pritet të ndalohet nga 1 shkurti në Kosovë, është diskutuar me Kryeministrin Kurti. Lajçak nuk ka folur shumë për këtë
I pyetur nëse Kryeministri Kurti është i gatshëm të shtyjë vendimin për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, emisari i BE-së ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për këtë çështje, por se sipas tij më shumë informata do të jepen nesër.
Ndryshe, BQK në një njoftim dje nuk ka dhënë sinjale për tërheqje për dinarin. Pas një takimi me Ambasadorin e SHBA’së Jeff Hovenier ata kanë shpjeguar se në Veri ka banka e këmbimore.