Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), pohon se Qeveria Kurti largon nga puna personat që guxojnë me raportu korrupsionin, si rasti i sinjalizuesit për rezervat shtetërore Ermal Kutllovci. Ndërsa, thotë se ata që janë të korruptuar mbrohen nga kjo qeveri.
“Qeveria e Albin Kurtit kush guxon me raportu korrupsionin e njerezeve te tij, e shkarkon nga puna”, shkruan ai.
Postimi i tij i plotë:
Largohet nga puna Ermal Kutllovci, sinjalizuesi i aferës për rezervën shtetërore.
Qeveria e Albin Kurtit kush guxon me raportu korrupsionin e njerezeve te tij, e shkarkon nga puna.
Qeveria klienteliste e Albinit i mbron zyrtaret e korruptuar dhe i ndeshkon ata qe kane guxim te raportojne korrupsionin.
Me vjen keq se si jane katandisur disa keshilltare te kesaj qeverie te cilet deri dje e kane pasur gojen plot integritet, kunder-korrupsion, qeverisje e mire, e shiten veten dhe “parimet” per nje cope ashti (pozita, tendera, kompani per blerje dhe shitje te rrymes, privilegje, udhetime, leke, etj)