Nga Anglia e quajnë të kryer trajnerin që do ta pasojë Kloppin te Liverpooli

by Nexhat

Jurgen Klopp tashmë e ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli me të përfunduar ky sezon.

Trajneri gjerman këtë vendim e mori shkaku se është i lodhur nga puna dinamike dhe dëshiron të pushojë së paku për një vit

Andaj, Liverpooli nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të futet në treg për një trajner të ri, që sipas Daily Star tashmë e ka gjetur.

Mediumi britanik raporton se pronarët e klubit anglez po shkojnë me të gjitha forcat për strategun e Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso

Spanjolli e ka dëshmuar vetën te skuadra gjermane, duke qenë si skuadra e vetëm deri më tani në këtë sezon pa humbje dhe duke kryesuar Bundesligën

Liverpooli beson se Alonso do të jetë një zëvendësues perfekt për klubin, pasi tashmë e njeh çdo pëllëmbë të tij që kur ishte lojtar.

Konfirmi si trajner i tyre i ri do të vije vetëm pas përfundimit të sezonit, si shenjë respekti për Kloppin, ndërsa marrëveshja do të mbyllet në javët e ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy