Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku theksin e ka vënë te situata ekonomike në vend. Sipas tij pensionistët janë kategoria më e diskriminuar e shoqërisë, ndërsa shton se përgjegjëse për këtë është qeveria
Meta i ka bërë thirrje kësaj të fundit që të “heqë dorë nga politikat përjashtuese.
Deklarata e Metës:
Kategoria sociale e shoqerise me e diskreminuar mbeten pensionistet te cilet mbasi kane kontribuar me disa dekada perballohen me nje mase te ulet te pensionit dhe nje kosto te larte te jeteses. Pensionistet jane varferuar me shume si per shkak te mos rritjes te nevojshme te pensioneve si dhe per shkak te rritjes se cmimeve
Numri i pensionisteve eshte rritur ndjeshem ne vitet e fundit kur nderkohe masa e pensionit eshte perkeqesuar vazhdimisht ne raport me nivelin e pages minimale dhe asaj mesatare per shkak te politikave jo sociale te ndjekur nga Qeveria
Numri i te gjitha kategorive te pensioneve ne fund te vitit 2014 vleresohet ne 585 483 persona ndersa ne vitin 2023 vleresohet te kete arritur 694 546 persona, me nje rritje ne rretth 19%
Pensionistet e te gjitha kategorive ne qytet dhe ne zonat rurale perfaqesojne sot ne mbi 32% te popullsise mbi 20 vjec. Kjo shifer mund te jete shume me e larte me rezultet e pritshme te censusit te zhvilluar vitin e kaluar.
Masa e pensionit te pleqerise ne fund te vitit 2023 ne qytet llogaritetn ne rreth 18 842 leke ne muaj dhe ne zonat rurale ne rreth 11 239 leke ne muaj. Masa e pensionit te pleqerise ne fund te vitit 2014 ne qytet llogaritet ne 14 710 leke dhe ne zonat rurale ne 7 381 leke.
Shkalla e zëvendësimit si raport i mases se pensionit me pagen minimale ne shkalle vendi dhe me pagen mesatare po përkeqësohet vit pas viti.
Ne vitin 2014 masa e pensionit mesatar te pleqerise ne qytet ishte 67 % e pages minimale dhe 32% e pages mesatare. Ndersa masa e pensionit ne zonat rurale ishte rreth 34% e pages minimale dhe 16% e pages mesatare.
Ne fundt te vitit 2023 masa e pensionit mesatar te pleqeris ne qytet ishte 47% e pages minimale dhe 26% e pages mesatare ne fund te tremujorit te trete te vitit 2023
Ndersa masa e pensionit ne zonat rurale ishte rreth 28% e pages minimale dhe 15% e pages mesatare ne fundt te tremujorit te trete te vitit 2023.
Qeveria ne polikat e saj mban pergjegjesi per rishperndarjen e balancuar dhe rritjen e te ardhurave te shtresave me te prekuara nga te ardhurat kombetare. Ky eshte princimi i rritjes ekonomike gjithe perfshirese, qe do te thote qe te gjithe te jene perfitues te rritjes ekonomike.
Megjithe rritjen e te ardhurave reale kombetare nder vite kategoria e pensionisteve qe perfaqeson mbi 32% e popullsise mbi 20 vjec jo vetem qe nuk eshte perfituese nga shperndarja e te ardhurave reale por jeton ne kushtet e varferise
Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pensione shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë i percaktar nga Banka Boterore ne 6.85 $ ne dite.
Per nje pensioniste ne qytet masa e pensionit te pleqerise eshte 6.4 dollare ne dite, ndersa masa e pensionit te pleqeris en zonat rurale 3.8 dolare ne dite.
Pervec nivelit te ulet te pensionit faktori i dyte me ndikim te larte ne rritjen e varefrise eshte rritja e larte e cmimeve, dhe vecanerisht e artikujve ushqimore