Zyrtare: Pape Oumar Cisse lojtari më i ri i Ballkanit

by Nexhat

Ballkani përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se kanë kompletuar transferimin e sulmuesit senegalez Pape Oumar Cisse.

“Repartit sulmues të skuadrës i bashkohet edhe senegalezi Pape Oumar Cisse”.

“Futbollisti 21 vjeç, i gjatë 1,85m, do të jetë armë shtesë e kampionëve tanë drejt objektivave në vazhdimësinë e garave”.

“Welcome Cisse”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga Ballkani

Jo më larg se dje Ballkani njoftoi edhe për rikthimin në ekip të Meriton Korenicës, i cili pritet të jetë një ndihmesë e madhe për therandasit për pjesën e mbetur të sezonit.

Ndërkohë Cisse paraprakisht kishte luajtur në elitën e futbollit maqedonas, aty ku ishte paraqitur në radhët e Brera Strumicës

Më herët ai karrierë ka bërë edhe në Itali, ku ka luajtur tek Giulianova dhe Avezzano

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy