Hill: Bazuar në atë që ka thënë Radojiçiq dhe avokatët e tij, ne besojmë se duhet të ketë llogaridhënie

by Nexhat

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në paraqitjen e tij për media ka folur edhe për sulmin në Banjskë.

Ai ka thënë se bazuar në atë që Radojiçiq dhe avokatët e tij kanë deklaruar, SHBA-ja mendon se duhet të ketë një llogaridhënie

banner

Hill gjithashtu ka potencuar se SHBA ka qenë shumë e qartë për Banjskën dhe se qëndrimi i parë që është thënë është që Banjska s’guxon të përsëritet kurrë.

“Unë mendoj që ka një proces ligjor, por s’dua të komentoj. Por ne besojmë se bazuar në atë se çfarë ai ka thënë dhe avokatët e tij kanë dhënë, mendojmë se duhet të ketë llogaridhënie. Dua t’iu siguroj se për Banjskën SHBA-ja ka pasur një qëndrim shumë të qartë. Dhe pika e parë e këtij qëndrimi ka qenë që një incident i tillë nuk guxon të ndodhë kurrë më”, ka deklaruar Hill

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy