Jose Mourinho kërkon të kthehet te ish klubi i tij në Ligën Premier, mendon se ka ende punë për të bërë aty

by Nexhat

Jose Mourinho është i hapur për një rikthim në Manchester United për një periudhë të dytë si trajner pasi ai mendon se ka “punë të papërfunduar” në atë klub.

Trajneri portugez e ka mision që të ketë një tjetër mundësi për ta udhëhequr klubin nga “Old Trafford” drejt lavdisë, shkruan The Daily Mail

banner

Portugezi shpreson të punojë me bashkëpronarët e rinj të Man United, Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS, të cilët kanë përgjegjësinë për sektorin e futbollit që kur blenë 25 për qind të aksioneve në klub.

Ndërsa Mourinho po kërkon një mënyrë për t’u rikthyer në United, klubi nuk po kërkon një trajner të ri në këtë pikë.

Trajneri aktual Erik ten Hag është në kontratë deri në vitin 2025 dhe ka për detyrë t’i udhëheqë ata drejt ngjitjes në renditje.

Për më tepër, shumë nga lojtarët që Mourinho kritikoi pasi u largua nga Man United janë ende aty, si Anthony Martial, Luke Shaw, Marcus Rashford dhe Scott McTominay

Mourinho kaloi pothuajse dy vjet e gjysmë në krye të United para shkarkimit të tij në dhjetor 2018. Ai udhëhoqi Djajtë e Kuq drejt suksesit në Ligën e Evropës, Carabao Cup dhe Community Shield.

Ai është i lirë të marrë një punë tjetër pasi u shkarkua nga Roma në fillim të janarit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy