“Ku e kam dashnorin tim”, ekzaltimi i Edonës kur Blero rikthehet në shtëpinë e BBVK për 24 orë

by Nexhat

Pas një periudhe të gjatë konkurrence dhe emocionesh të ndryshme, shtëpia e Big Brother priti dy mysafirë të veçantë.

Blero dhe Alba u shfaqën në oborrin e shtëpisë së BBVK, duke befasuar kështu finalistët që janë duke pritur me padurim finalen e shumëpritur

Gëzimi i finalistëve ishte i dukshëm në momentin e tyre të hyrjes, pasi Blero dhe Alba u përshëndeten me brohoritje dhe përqafime të ngrohta. Pjesëmarrësit tanimë të lodhur nga sfidat nuk e fshehën kënaqësinë dhe emocionet kur panë dy ish-banorët të cilët iu bashkuan përkohësisht për 24 orë.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Një nga momentet më të veçanta që rrëmbeu vëmendjen ishte kur Edona, me humorin e saj karakteristik, e pa Bleron dhe në gjendje të qeshur e përshëndeti me fjalët “ku e kam dashnorin tim”

Përqafimi që pasoi mes tyre tregoi se lidhjet dhe miqësitë e formuara brenda shtëpisë mbeten të forta edhe jashtë konkurrencës së fortë.

Vizita e Bleros dhe Albës ka sjellë një frymë të re në shtëpi, duke u shtuar kështu energjisë dhe përgatitjeve për eventin final ku do të shpallet fituesi i këtij edicioni të Big Brother.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy