Një zyrtar policor është suspenduar nga detyra, pasi që dyshohet se është i përfshirë në skandalin e drogës bashkë me disa zyrtarë komunal, në mesin e tyre edhe tani ish-nënkryetarja Dragana Miletiq, e cila u shkarkua nga kjo pozitë.
Sipas Inspektoratit Policor, i njëjti dyshohet se ka kryer vepren penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Në kuadër te hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv
IPK thekson se në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast