Përpjekje për t’i hequr masat e BE’së, Bislimi: Lajçakut ia kemi dorëzuar një dokument 5 faqësh

by Nexhat

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, sot gjatë një konference për media ka folur për masat e BE’së kundër Kosovës. Ai bëri të ditur se mbrëmë i kanë dorëzuar emisarit Lajçak një dokument me pesë faqe ku kanë treguar se pse duhet të hiqen masat.

Bislimi tha se shefi i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka argumente që të dërgojë letrën në Këshillin e BE’së. Ai shtoi se mosdërgimi i kësaj letre “mund të krijojë indikacione që masat po keqpërdoren për ndonjë synim tjetër i cili nuk ndërlidhet me eskalimin në Veri të Kosovës”.

“Ne, mbrëmë i kemi dorëzuar z. Lajçak një dokument pesëfaqësh ku ne tregojmë pse Kosovës duhet t’i hiqen masat, për arsye se zakonisht thuhet se Kosova i ka plotësuar pothuajse të gjitha kërkesat e BE’së por mbetet edhe diçka të bëhet në këtë drejtim. Aty ne kemi listuar diku 10 aktivitete që kemi bërë që nga qershori i vitit të kaluar për të cilat besojmë që Komisioni Evropian i ka rrugët që të deklarojë që Kosova është shumë konstruktive dhe Kosovës duhet t’i hiqen masat. Këshill i BE’së në dhjetor ka konstatuar që ata janë të interesuar dhe të gatshëm t’i kthehen diskutimit për heqjen e masave dhe që këtë ta bëjnë në të ndërlidhur me një shkresë që z. Borrell duhet ta dorëzojë te palët me rekomandimin për heqjen e masave. Ne mendojmë që z. Borrell ka më shumë argumente se sa që duhen për ta dërguar këtë letër dhe mosdërgimi i kësaj letre mund të krijojë indikacione që masat po keqpërdoren për ndonjë synim tjetër i cili nuk ndërlidhet me eskalimin në Veri të Kosovës”, tha Bislimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy