Reagon Pal Lekaj: Jam i pafajshëm, kundërshtarët të mos gëzohen para kohe

by Nexhat

Pal Lekaj ka reaguar për herë të parë pas dënimit të sotëm nga gjykata. Ish-ministri u dënua me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e “53 milionëshit”.

Lekaj për Indeksonline ka thënë që mos të gëzohen para kohe kundërshtarët politikë sepse shpejt e drejta do t’i zhgënjejë.

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës “Arbën Xhaferi”! Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL. Kundërshtarëve te mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë. I bindur në pafaësinë time dhe në drejtësi” ka thënë Pal Lekaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy