Serwer: T’ia kërkosh Kosovës tërheqjen e policisë nga veriu, është budallallëk

by Nexhat

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ai ka thënë se nuk sheh ndonjë konsideratë për të ndërruar politika në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij kjo ka të bëjë pak edhe me stafin që është i angazhuar në këto çështje.

banner

Serwer thekson se duhet një rikonsideratë serioze e politikës amerikane ndaj Serbisë, e cila duhet të jetë një politikë e mprehtë

“Megjithatë, kishte dy çështje që sikur pati përjashtim të politikës përkëdhelëse ndaj Serbisë: E para, sanksionimi i Vulinit ishte një përjashtim i kësaj politike, por Vulini ishte një agjent i zëshëm i rusëve dhe ai vazhdoi të jetë një agjent i rusëve dhe ai vazhdon së këshilluari presidentin Vuçiq. Kjo është çështja e parë e një politike ndryshe. E dyta çështje është marrëveshja me Kosovën për antitanket “Javelinë”. Ky ishte një vendim që jo shumë e kanë parashikuar. Kisha kërkuar që Kosova të kërkonte “Javelinë” kohë më parë, kisha kërkuar që Kosova të pajisej me dronë dhe mendoj se disa po i blen nga Turqia. Mendoj se Kosovës i duhen armë mbrojtëse që t’i bëhet e qartë Serbisë se çdo përpjekje për të ndarë veriun do të rezultonte me një fatkeqësi për ushtrinë serbe; jo vetëm për faktin që NATO-ja që nuk është e pajisur mirë për një sulm të papritur serb, por po ashtu sepse do të gjente rezistencë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se shpreson se dikush do ta kuptojë “që ta pyesësh Kosovën që t’i tërheqë forcat e veta policore nga veriu është një budallallëk”.

Sipas tij, Kosova duhet të mbajë sado polici që mendon se i duhet në veri që të vazhdojë ta mbajë stabilitetin në bashkëpunim me KFOR-in

Ai ka thënë se Serbia po e riarmatos veten e saj, por shton se nuk mendoj se arsyeja më e madhe këtu është Kosova.

Serwer vë në theks se Serbia po dëshiron t’ia bëjë të qartë Kroacisë që Serbia është e mirëpërgatitur sa edhe avancimet me pajisje të Kroacisë.

“Po, po. Ka rritje të tensioneve, dhe po lexoja sot që në rrjetin Telegram po dërgohen porosi nxitëse. Presidenti Vuçiq e ka bërë të qartë se ai është në linjë me njerëz sikurse Putin, Shi, Lukashenko, Aliev e Orban. Dhe këta do të ishin diktatorët e pjesës lindore të Evropës dhe Vuçiqi e ka bërë në mënyrë të kristaltë të qartë se ai është në linjë me ta. Dhe ky është një dallim i mprehtë mes Serbisë dhe Kosovës, me Kosovën që e ka bërë të qartë që dëshiron të rreshtohet me NATO-n dhe Perëndimin. E dini, unë kam shumë respekt për Jim O’brien. Ai foli një ditë për Evropën e lirë, dhe Planin Marshall për Evropën. Por Evropa e lirë dhe e bashkuar ishte në vitet ’90, kur SHBA-ja ishte një fuqi unipolare në botë. Evropa nuk do të jetë një dhe e lirë edhe për një kohë tash. Unë jam tërësisht në mbështetje të një objektivi të tillë — Evropë e lirë dhe një. Por kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Nuk do të ketë një perde të hekurt në Evropë, por do të ketë një vijë mes Perëndimit dhe Lindjes”, ka thënë ai

Ai ka thënë se Republika Serbe dhe Serbia janë duke zgjedhur që të jenë në anën e Lindjes.

Sipas tij, një politikë realiste amerikane duhet ta pranojë këtë vendim dhe të sillet në përputhje me rrethanat, duke theksuar se Serbia nuk mund t’i ndjekë politikën e të ulurit në dy karrige dhe të përqafojë Perëndimin në të njëjtën kohë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy