Vrau kolegun e tij brenda komisariatit, Apeli “zbut” dënimin për Ludjan Zaimin, dënohet me 30 vite burg

by Nexhat

Apeli i Tiranës ka ulur me 5 vite dënimin e ish-policit Ludjan Zaimi, i cili vrau brenda komisariatit kolegut e tij, Çaush Saliasi

Apeli e ka dënuar me 30 vite burg, ndërsa më herët Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me 35 vite.

banner

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në maj të 2022, ku 25-vjeçari, brenda komisariatit nr3 në Tiranë, ka shtëna 6 herë ndaj kolegut Çaush Saliasi, ku tre prej plumbave e kanë kapur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen.

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale L. Z, i akuzuar për kryerjen e veprës penale Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, të parashikuara nga neni 79/b i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 23.05.2022, rreth orës 21:30, ku në në ambjentet e Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë, është qëlluar disa herë me armë zjarri punonjësi i policisë shtetasi me iniciale Ç.S, nga kolegu i tij i pandehuri me iniciale L.Z.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2016,  datë 15.09.2023 ka vendosur: 

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.Z për kryerjen e veprës penale Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 35 (tridhjet e pesë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit në flagrancë. Dënimi i mbetur do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale L.Z, i cili kërkoi:

-Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit L.Z për kryerjen e veprës penale ”Vrasje me dashje”, sipas nenit 76 të K.Penal apo atë të “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal, duke caktuar një dënim propocional për të

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy