Vuçiqi, pas takimit me Quint-in, mbledh ministrat – diskutojnë hapat pas ndalimit të dinarit në Kosovë

by Nexhat

Nga dita e nesërme, dinari i Serbisë nuk do të jetë i pranueshëm për sistemin bankar të Kosovës.

Për këtë çështje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbledhur disa ministra të qeverisë serbe në një takim urgjent në presidencë për, siç thuhet nga “Politika”,  “t’u marrë vesh mbi hapat e mëtejmë që Beogradi do t’i marrë” për këtë çështje.

Më herët, Vuçiqi takoi edhe ambasadorët e shteteve të Quint-it, por që nuk pati prononcime për media pas takimit.

Edhe aty u tha se temë diskutimi ishte çështja e ndalimit të dinarit në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës që ta shtyjë fuqizimin e vendimit për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, mirëpo qeveria nuk ka pranuar.

Në një konferencë për media ditën e sotme, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Rregullorja e re e BQK-së, nuk fut monedhë të re në qarkullim, megjithatë, konfirmoi se ajo hyn në fuqi të enjten e 1 shkurtit, me tranzicion të lehtësuar, ashtu edhe siç është paraparë,

Ai tha më tej se implementimi i Rregullores nuk nënkupton ndalim të transfereve nga Serbia dhe as dënime eventuale financiare për mbajtjen e valutës se një shteti tjetër.

“Rregullorja e BQK-së nuk flet për përdorimin ose jo të dinarit, apo ndonjë monedhe tjetër. Ajo flet për rregullimin e valutës. Sepse ne kemi monedhën më të fuqishme, Euron”, tha Bislimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy