A ia dha dosjen e inceneratorëve Ilir Metës dhe Ambasadës Amerikane? Ja si përgjigjet Arben Ahmetaj

by Nexhat

Arben Ahmetaj është shprehur se janë teori konspirative zërat se i ka dorëzuar Ilir Metës dhe Ambasadës Amerikane dosjen e inceneratorëve, dhe tha se është përdorur nga kryeministri Edi Rama për të gjetur një ‘kokë turku’ për t’i vënë tapën çështjes.

Ahmetaj tha në një intervistë për Syri.Tv tha se kur e dëgjoi një gjë të tillë e mori me shaka duke thënë se dosja ishte publike pasi ishte pjesë e një hetimi të KLSH

banner

“Teoria e konspiracionit se unë kam dorëzuar dosjen te Ilir Meta dhe Ambasada Amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj Belinda Balluku dhe nuk e besoj se Edi Rama e ka besuar se është më i zgjuar se kaq. Këtë e ka besuar Lefter Koka dhe Mirel Mërtiri, dosja dihet publikisht ka qenë pjesë e hetimit të KLSH, por kjo u përdor si justifikim për të gjetur kokën e turkut.

Koka e turkut ishte një njeri mik me Mirel Mërtirin. Por ky njeri nuk ka marrë pjesë në procedura, nuk ka firmosur. Ca na duhet se nuk ka firmosur? Ne do ta ndërtojmë goditjen e këtij njeriu dalëngadalë, në mënyrë që nxjerrja në pritë politike të kthehet në vrasje juridike. Dhe cilat janë hapat?  Filloi gjithë tymnaja ka dhënë apo jo dosjen. Unë nuk e mora seriozisht. Rama nuk e ka besuar, por e ka përdorur kundër meje, për t’i vënë tapë kësaj çështjeje”, tha Ahmetaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy