Pas më shumë se një muaji negociata, Bayern Munich solli futbollistin e ri suedez Jonah Kusi-Asare dhe prezantimi i tij shkaktoi konfuzion të vërtetë mes tifozëve.
Kusi-Asare është një 16-vjeçar që Bayern Munich dëshiron ta sjellë prej javësh. Negociatat ishin shumë të tensionuara dhe në fund ai u pagua 4.5 milionë euro, plus 2 milionë bonuse për AIK-un suedez. Gjithashtu klubi suedez do të ketë një pjesë në shitjen e radhës të këtij sulmuesi të talentuar
Futbollisti i ri krahasohet me Zlatan Ibrahimovicin, ndërsa sot i është prezantuar me fanellën e Bayern Munich dhe numri “nëntë” në shpinë
https://twitter.com/FCBayern/status/1752992009604808937?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1752992009604808937%7Ctwgr%5Eb362af1955b9ed1ff71b4dcc0daf31d21e90c086%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbayern-munich-solli-nje-perforcim-qe-e-pagoi-miliona-euro-por-shkaktoi-konfuzion-te-vertete-pse-ai-mori-numrin-e-fanelles-se-harry-kane%2F
Asgjë nuk do të ishte e çuditshme këtu nëse bavarezët nuk do të prezantonin me të njëjtin numër përforcimin më të madh të fundit
Natyrisht, golashënuesi më i mirë i Bundesligës, Harry Kane, e mori “nëntën” në gusht dhe ishte e pazakontë për të gjithë që Kusi-Asare mori të njëjtin numër
Diskutimet dhe konfuzioni në rrjetet sociale shkuan aq larg sa disa përmendën se Kane ishte i pakënaqur në Bayern Munich dhe se ai mund të largohej nga klubi në fund të afatit kalimtar.
Shpjegimi erdhi më vonë. Kusi-Asare mori numrin 9-të, por në skuadrën e dytë të Bayernit dhe të juniorëve, në të cilën do të performojë në fillimet e karrierës
https://twitter.com/Footy_Headlines/status/1753103514396471566?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1753103514396471566%7Ctwgr%5Eb362af1955b9ed1ff71b4dcc0daf31d21e90c086%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbayern-munich-solli-nje-perforcim-qe-e-pagoi-miliona-euro-por-shkaktoi-konfuzion-te-vertete-pse-ai-mori-numrin-e-fanelles-se-harry-kane%2F
Së shpejti, ai duhet se do të ketë një shans edhe në ekipin e parë të bavarezëve, por aty do të luajë me një numër tjetër.