Manchester United ka fituar 4-3 në udhëtim te Wolvesi në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Marcus Rashford kaloi Djajtë e Kuq në epërsi me një asistim prej Rasmus Hojlund.
Në minutën e 22-të, Hojlund ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, ndërsa Luke Shaw e gjeti për mrekulli.
https://twitter.com/ManUtd/status/1753162492405022790?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1753162492405022790%7Ctwgr%5E8a9c50e966a85aed1e1290b96e78d44e88d5d142%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffitore-dramatike-e-manchester-united-ndaj-wolves-ne-luften-per-top-katershe%2F
Me këto dy gola përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një dramë e vërtetë.
Ujqit ngushtuan epërsinë e Unitedit me golin e realizuar në minutën e 71-të nga penalltia, ndërsa Pablo Sarabia ishte ekzekutuesi.
SARABIA PULLS ONE BACK!! pic.twitter.com/kbtJg2rSOr
— Wolves (@Wolves) February 1, 2024
Lojtarët e Man United menduan se e kishin fituar takimin kur Scott McTominay (75’) shënoi për 3-1, me një asistim nga Bruno Fernandes.
Por, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, ndërsa ngushtuan edhe njëherë epërsinë e tyre, kur shënuan me anë të Max Kilman (85′) për 3-2
https://twitter.com/ManUtd/status/1753179552606499115?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1753179552606499115%7Ctwgr%5E8a9c50e966a85aed1e1290b96e78d44e88d5d142%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffitore-dramatike-e-manchester-united-ndaj-wolves-ne-luften-per-top-katershe%2F
Për të barazuar rezultatin për Ujqit u përkujdes Pedro Neto që realizoi në minutën e 90+5-të për 3-3, mirëpo Kobbie Mainoo (90+7′) ishte heroi i Djajve të Kuq kur realizoi për 4-3
Pas javës së 22-të, Manchester United gjendet në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërsa në xhiron e 23-të me West Hamin
