Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth dhe me anëtarë tjerë të komisionit.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka takuar sot kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, së bashku me anëtarë të tjerë të komisionit. Biseda u zhvillua rreth marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë si dhe koordinimin për të ardhmen dhe proceset nepër të cilat po kalon Kosova.”
Gërvalla e ka njoftuar Roth për zhvillimet politike, me theks për “veprimet destabilizuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së sanksioneve kundër saj”.
“Ministrja Gërvalla e njoftoi Kryetarin Roth për zhvillimet politike në Kosovë, progresin e arritur në sundim të ligjit, zhvillim të demokracisë dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkan, me theks të veçantë për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe nevojën e ndermarrjes së sanksioneve kundër saj.”
Po ashtu, temë e takimit ishte edhe bashkëpunimi në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
“Bashkëpunimi në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare ishte temë tjetër e rëndësishme e takimit me kryetarin Roth dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë.”
Gërvalla e ka falënderuar Roth dhe komisionin e drejtuar prej tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe përpjekjet e pandalura për gjetjen e rrugës së duhur për zgjidhjen e sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor