Gëzim Sveçla, shef i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur në “Pressing” të T7 për raportimet e këmbimit të tokave në Prishtinë.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë në seancë për t’i paraqitur vëretjet.
Këto vërejtje ai i ndau në dy aspekte, procedural dhe më pas pyetjet që ia kane drejtuar kryetarit të kryeqytetit Përparim Rama.
“Vërejtjet tona janë drejtuar në dy aspekte, aspekti i parë është procedural dmth këmbimi nuk po behët ashtu siç e parasheh ligji, nuk mund të ndodh së paku në Komunën e Prishtinës që duhet të jetë shembull për komuna të tjera. Në aspektin procedural menjëherë kemi paraqitur ankesë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Ne kemi paraqitur vëretjet tona”.
“Sa i përket dyshimeve tona për këtë lëndë, ne i kemi ngritur një varg çështjes. Pse është caktuar pikërisht zona e Prishtinës së re, një zonë me potencial të madh ekonomik e në një rritje të vazhdueshme”, ka thënë Sveçla.