Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se kur ka qenë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i është kërkuar që t’i shkarkojë anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media.
“Edhe fatkeqësisht më duhet të konfirmojë se ekziston një dëshirë e shprehur e pushtetit aktual për kontrollin e KPM-së. Në fakt, ka qenë ndër çështje që më është kërkuar më së shumti sa kam qenë në Grupin Parlamentar të LVV-së që kuadër të punës sime si kryetare e atij komisioni të nisë shkarkimin e anëtarëve të KPM-së”, ka thënë ajo.
Ajo ka theksuar se, për shkak të refuzimit të saj, i është dashur që të ballafaqohet me anëtarët e LVV-së.
“Unë kam pas një lloj presioni për t’i shkarkuar anëtarët e KPM-së, edhe në atë kohë ka qenë beteja ime e zgjedhur për ta bërë përbrenda[ Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje] ata që kanë qenë me mua e dinë edhe e dinë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje edhe anëtarë nga partitë e tjera politike, sepse e kemi pasur një mbledhje duke shkuar live, kur vazhdimisht kërkohej që të nisja shkarkimin e anëtarëve të KPM-së, edhe unë jam ngritur nga ajo mbledhje edhe kam kërkuar pushim për dy minuta, nëse ju kujtohet ndokujt dhe jashtë u kam thënë ju mund ta nisni shkarkimin e tyre, por votën time nuk e keni”, ka sqaruar Kica-Xhelili në Debat Plus