Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë te ditur se shumë shpejtë do të hapet thirrja e re në vlerë prej 3 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja në veri të vendit.
Krasniqi theksoi se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse sipas tij, kjo është e drejtë elementare.
Derisa ka publikuar edhe një video në Facebook ku shihet bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla duke parë punimet nga afër.
“Të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse kjo është e drejtë elementare dhe këtë do ta garantojë Qeveria e Republikës së Kosovës. Shumë shpejtë do të hapim thirrjen e re në vlerë prej 3 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja. Kërcënimet nuk na trembin”, tha Krasniqi
Ndryshe gjatë ditës së djeshme Krasniqi publikoi disa fotografi ku shiheshin grafite me simbole nacionaliste serbe në shtëpitë e sapondërtuara të shqiptarëve.
Ministri tha se grafitet dëshmojnë mendësinë e strukturave kriminale.