Ministria e Financave hap Zyrën e Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit

by Nexhat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ka hapur Zyrën e Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit.

Përurimi i hapjes së kësaj zyre u bë të enjten gjatë një takimi që zëvendësministri i këtij dikasteri, Agon Dobruna dhe drejtoresha e Agjencisë së Punësimit, Jehona Rexha zhvilluan në këtë komunë, ku u pritën nga kryetari Lulzim Hetemi.

banner

“Njëra ndër pikat e takimit ishte edhe përurimi i hapjes së Zyrës së Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Tutje thuhet se ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe ri-aftësim në punë

“Në lidhje me këtë, Kryetari Hetemi dhe Drejtoresha Rexha nënshkruan edhe një memorandum përmes së cilit parashihet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Punësimit dhe Komunës së Leposaviqit ashtu që të garantohet zhvillimi profesional i qytetarëve si dhe avancimi i mëtutjeshëm socio-ekonomik në këtë komunë”, vijon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy