Pas takimit me përfaqësuesit e QUINT-it e BE-së, Vuçiq ia hap dyert e zyrës së tij ambasadorit rus në Serbi

by Nexhat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori rus në Serbi Aleksandar Bocan-Hartsenko janë takuar sot në Presidencën serbe.

Takimi mes tyre ndodhi pas pritjeve që Vuçiq i bëri përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it dhe të BE-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së dhe përfaqësuesin e Ambasadës së SHBA-së në Beograd.

banner

Shërbimi për media i presidentit serb njoftoi se nuk do të ketë asnjë njoftim nga takimi i Vuçiq me përfaqësues të QUINT-it dhe BE-së në Beograd.

“Kabineti i presidentit të Republikës së Serbisë njofton opinionin se nuk do të ketë njoftim nga takimi që ai ka mbajtur me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së. Çdo fjalë formale do të ishte e tepërt”, thuhet në njoftim, transmetojnë mediat serbe

Ndryshe, në takimin e djeshëm të presidentit serb me ambasadorët e vendeve të QUINT-it është biseduar për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës e cila ndalon qarkullimin e dinarit serb si valutë për pagesa në territorin e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy