Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje në Podujevë, e cila thuhet se është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.
Rasti thuhet se ka ndodhur të mërkurën pas mesditës.
“Podujevë / 31.01.2024 – 13:12. Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.