Formula 1: Lewis Hamilton do të garojë për Ferrarin në vitin 2025

by engel

E bujshme në Formula 1. Lewis Hamilton do të largohet nga Mercedes në fund të këtij sezoni, por jo për të mbyllur karrierën, por për t’u transferuar në një tjetër skuadër. Mediat spanjolle kanë mësuar se piloti britanik pritet që të bashkohet me skuderinë e Ferrarit vitin e ardhshëm.

Një transferim i papritur, që padyshim do të krijojë një zhurmë të madhe në botën e garave me makina, pasi bëhet fjalë për lëvizjen e 7 herë kampionit të Formula 1. Drejtuesit e “kokëkuqes” natyrisht janë të hapur për një afrim të tillë, pasi Hamilton është një nga pioltët më të mirë të dy dekadave të fundit.

banner

Vetë 38-vjeçari e ka patur një ëndërr fëmijërie të bëhet pjesë një ditë e skuderisë së “kokëkuqes”. Që nga viti 2007, Hamilton është pjesë e Mercedes, por në fundin e këtij viti me shumë gjasa do të vijië dhe divorci mes palëve.

https://twitter.com/SkySportsF1/status/1753008055069954069

Largimi nga Mercedes nuk pritet që të jetë një problem, pasi një largim i tillë parashikohet dhe në kontratë për shkak të statusit që piloti ka fituar gjatë gjithë këtyre viteve kontribut. Një situatë e tillë shpjegon dhe ndërprejen e negociatave me Carlos Sainz, i cili edhe pse gjithmonë ka patur mbështetjen e drejtuesve, gjërat kanë ndryshuar me opsionin e Hamilton.

Pavarësisht moshës, Hamilton ka treguar se ka ende energji dhe ndoshta do të provojë dhe një titull historik në njëvendëshen e kokëkuqes vitin e ardhshëm, por gjithsesi muajt në vijim pritet që të jenë të nxehtë sa i takon këtij transferimi të papritur.

https://twitter.com/SkySportsNews/status/1753003312742326623
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy