Shpërthen kamioni që transportonte gaz, 2 viktima, qindra të plagosur

by engel

Një kamion që transportonte gaz ka shpërthyer në kryeqytetin kenian, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur të paktën 222 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në rrethin Embakasi rreth orës 23:30. Banesat, bizneset dhe makinat u dëmtuan nga flaka që shpërtheu pranë blloqeve të banimit.

banner

Shefi i policisë së Embakasi, Wesley Kimeto deklaroi se dy persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë, duke shtuar se numri i viktimave mund të rritet.

Zjarri raportohet se është përhapur edhe në disa komplekse apartamentesh.

Shumë prej të plagosurve thuhet se kanë lëndime nga inhalimi dhe mes tyre janë të paktën 25 fëmijë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy