Shtatë të shoqëruar nga aksioni kundër strukturave paralele serbe në rajonin e Dukagjinit

by Nexhat

Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot aksione në fshatra të Pejës, Kilinës dhe Istogut, me ç’rast janë shoqëruar në stacion policor shtatë vetë si të dyshuar për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, i cili ka thënë se të njëjtit pastaj janë liruar me urdhër të prokurorit.

banner

“Janë shoqëruar shtatë persona. Të njëjtit janë intervistuar në stacionet policore dhe me autorizimin e prokurorit janë hapur raste penale”, ka thënë Nikqi.

Sipas njohurive të Klankosova.tv, në këto dy fshatra, që janë të banuara me popullatë serbe, janë të përqendruara strukturat paralele serbe.

Policia e Kosovës ka konfiskuar edhe dokumente, kompjuterë dhe celularë për ta hetuar rastin deri në fund.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy