Albion Rrahmani kontribuon me gol në fitoren e tretë rresht të Rapidit

by Nexhat

Rapid Bukureshti ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Liga 1 të Rumanisë, teksa Albion Rrahmani po vazhdon me formë fantastike atje.

Rapidi triumfoi sonte si vendas 2:1 ndaj Otelul, në kuadër të javës së 23-të në kampionatin rumun,

banner

Albion Rrahmani (6′) ishte autor i golit të parë në këtë përballje, që në fund doli të jetë i rëndësishëm në fitoren e vendasve.

Për 23-vjeçarin ishte ky goli i tij i tetë në elitën e futbollit të Rumanisë, në paraqitjen e nëntë me Rapidin këtë sezon.

Rrahmani në total numëron dhjetë gola e dy asistime, në 14 paraqitjet e tij në të gjitha garat këtë sezon.

Te Rapidi sonte titullar ishte edhe Ermal Krasniqi, i cili luajti për 79 minuta.

Në minutën e parë shtesë 90+1′ u aktivizua edhe Florent Hasani, i cili hyri si zëvendësues i Rrahmanit.

Rapidi pas kësaj fitore ka 42 pikë dhe renditet i treti në tabelë, por me pikë të njëjta me Clujin e pozitës së dytë.

Në Rumani lider është FCSB me 50 pikë të grumbulluara nga 23 ndeshje të zhvilluara. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy