Deklarata e Hovenierit, Miftaraj Duhet me bë shumë bërllok një qeveri e udhëhequr nga amatera që reagoi ambasadori në vikend

by Nexhat

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, është deklaruar pas reagimit të ashpër që e ka bërë ambasada e SHBA’ve në Kosovë, ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ku kjo e fundit ndër tjerash ka marrë kritika nga ambasada amerikane se po rrit tensione etnike të panevojshme.

 Miftaraj në postimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se një qeveri duhet të bëj shumë ‘bërllog’ për ta detyru ambasadën amerikane me reaguar në orët e vona në vikend.

banner

“Deklarata e Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Republiken e Kosoves. Duhet me ba shume shume berrllog nje qeveri e udhehequr nga amatera me detyru ambasaden amerikane me reagu ne ora 22 30 ne dite vikendi. BQK mundet mu marr edhe me politike nga sherbetoret e qeverise ne kete institucion por pasojat politike, diplomatike, ekonomike dhe financiare do ti barte populli dhe Republika e Kosoves”, ka thënë Miftaraj .

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy