E FUNDIT: Taravari i bën thirrje ASH-së që të rreshtohen me opozitën!

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari u ka bërë thirrje anëtarëve të Kuvendit të partisë që ta mbështesin idenë e koalicionit me Opozitën Shqiptare. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, me anë të cilit, e akuzon qeverinë për korrupsion, qeverinë ku edhe partia e tij momentalisht bën pjesë.

Ndërkaq ditë më parë, kryetari i kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela, mblodhi gjithë kryetarët e degëve të ASH-së, nga ku mësohet se e ka marr mbështetjen e tyre kundër koalicionit me LEN-in.

banner

Megjithatë, deri në mbledhjen e kuvendit të partisë, nuk dihet se si do të reshtohet Aleanca për Shqiptarët.

Në vijim keni postimin e plotë të Arben Taravarit, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët

“Pas disa javësh konsultime e takime të shpeshta, brenda dhe jashtë subjektit që unë drejtoj, pas një reflektimi të thellë personal, ka ardhur koha që të shpalos publikisht qëndrimin tim, si kryetar partie përsa i përket zgjedhjeve parlamentare që po afrohen.

Duke marrë parasysh sugjerimet sa të vlefshme aq edhe dashamirëse të të gjithë miqve, antarëve dhe përkrahësve, kam zgjedhur të dëgjoj edhe zërin e popullit që sot po flet më qartë se kurrë.

Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ftoj publikisht Kuvendin e partisë të më mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, t’i prijmë këtij procesi që unë e quaj Ndryshimi i Madh dhe i Shumëpritur!

Asnjëherë ky Ndryshim nuk ka qenë më i sigurtë dhe më i prekshëm. Askush nuk ka kredibilitet më të madh se Aleanca për t’a sjellur Këtë Ndryshim!

Ne jemi në rrugën tonë, jemi në rrugën e trasuar nga Arben Xhaferi. Kjo rrugë do të na çojë aty ku përkasim, në familjen e madhe evropiane, gjithnjë duke kultivuar aleancën tonë të përhershme me SHBA dhe NATO me të cilët ndajme të njejtin vizion dhe të njëjtat vlera.

Duke besuar pa lëkundje në bashkëpartiakët e mi dhe në vizionin tonë të përbashkët, kërkoj besimin e tyre që Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare, e bashkë më tej të bëjmë më të mirën për këtë vend!

Shumica e lexon historinë, por rrallë ka raste ku të jepet mundësia ta shkruash atë. Sot këtë Mundësi e kemi para nesh. Le të jemi ne ata që do e shkruajnë Historinë!

Sinqerisht

Arben Taravari”, ka shkurar Taravari

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy