Jesse Lingard ‘ka oferta nga 27 klube’ në tërë botën, por ekipi i tij i ri është një befasi për të gjithë

by Nexhat

Ish-mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard, raportohet se ka oferta nga hiq më pak se 27 klube, teksa po vazhdon kërkimet për hapin e tij të ardhshëm në karrierë.

31-vjeçari momentalisht është një lojtar i lirë pasi ndau rrugët me Nottingham Forest gjatë verës, pas një periudhe të pasuksesshme në “City Ground”, aty ku dështoi të shënojë ose të asistojë në 17 ndeshjet që luajti në Ligën Premier.

Lingard më herët ishte stëvitur me ish-klubin e tij West Ham dhe me ekipin arab Al-Ettifaq, ani pse ende nuk e ka siguruar një marrëveshje të përhershme.

Ani pse reprezentuesi anglez ka qenë një lojtar i lirë për tetë muajt e fundit, ai prapë se prapë ka disa oferta në duart e tij

Sipas Daily Mail, Lingard ka oferta na 27 klube në të gjithë botën e futbollit, por siç duket ai ka vendosur që të bëjë një lëvizje shokuese tek skuadra koreano-jugore FC Seoul.

Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari Sami Mokbel, i cili ka thënë se ka marrë informacione që Lingardit i është ofruar një kontratë dyvjeçare nga Seouli

Përveç kësaj oferte, një ekip tjetër që besohet se ka shfaqur interesim konkret për anglezin është edhe ekipi italian Lazio, ndërsa tani mbetet që Lingard të vendos se ku do ta vazhdojë karrierën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy