Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së diskutohet për Asociacionin: Draft-statuti që e pranoi Kurti prish karakterin unitar të shtetit

by Nexhat

Ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, ku temë e diskutimit është draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas PDK-së, pranimi i këtij draft-statuti “që përmban kompetenca të qartë ekzekutive” nga ana e Qeverisë Kurti, i ka sjell dëm të madh vendit

banner

“Ky draft-statut prish karakterin unitar të shtetit tonë dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Bëhet e ditur se Këshilli Drejtues i PDK-së po diskuton për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, “për të rikthyer besimin e qytetarëve me një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy