Sulm i ri ukrainasve në Rusi, zjarr i madh shpërtheu në një rafineri nafte (VIDEO)

by Nexhat

Pas një sulmi me dron në një rafineri nafte në Volgograd, në Rusinë jugore, shpërtheu një zjarr.

Rusia dhe Ukraina po godasin infrastrukturën energjetike të njëra-tjetrës në sulme të dizajnuara për të ndërprerë linjat e furnizimit, logjistikës dhe për të demoralizuar kundërshtarin ndërsa ai përpiqet të marrë iniciativën në konfliktin gati dy-vjeçar

banner

Infrastruktura ruse energjetike është prekur edhe nga dështimet teknike muajin e kaluar, gjë që ka kontribuar në pasigurinë e tregjeve globale të naftës dhe gazit, tashmë të tronditur nga konflikti në Lindjen e Mesme

Guvernatori i Volgogradit, Andrey Bocharov shkroi në kanalin Telegram të administratës lokale se nuk kishte viktima në incident.

“Si pasojë e dronit të rrëzuar, një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës në Volgograd. Forcat e kërkim/shpëtimit u vënë menjëherë në lëvizje – zjarri u lokalizua. Nuk ka viktima”, tha ai.

Rafineria e naftës në Volgograd në lumin Vollga ka kapacitetin për të përpunuar 14.8 milionë tonë metrikë naftë bruto në vit

Një tjetër rafineri e naftës në pronësi të Lukoil, NORSI, pësoi gjithashtu probleme në muajin janar. Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak tha se riparimet e rafinerisë do të zgjasin të paktën një muaj ose një muaj e gjysmë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy