Lëkundet koalicioni në kryeqytet, PDK dhe LVV bëhen bashkë për anulimin e vendimit për pronat në Badovc

by Nexhat

Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës ka shkruar në Facebook se kjo parti që bashkëqeveris në kryeqytet me LDK-në ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për “shfuqizimin e vendimit të dëmshëm në Badovc”.

Paraprakish LVV ka njoftuar për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, ndërsa Retkoceri thotë se s’ka rëndësi kush thërret mbledhje. Ai tha se mbështesin çdo thirrje për anulimin e vendimit

banner

“Kemi më shumë se tre orë prej që kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të dëmshëm për Badovc, me arsyetimin e bashkëngjitur”, shkroi Retkoceri.

“LVV kishte thënë publikisht se e mbështetë nëse marrim konfirmimet e nevojshme ligjore dhe i’u qasëm në bazë të fjalëve të tyre publike për të vepruar për të mirën e përbashkët. Derisa po merrnim nënshkrimet e nevojshme në terren, pamë që LVV doli me njoftim publik për iniciativën e njejtë. Shumë mirë. Për ne nuk ka pasë asnjëherë randësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njejtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy