Mësohen çerekfinalistët në Kupën e Kosovës: Tetë skuadra synojnë trofeun dhe daljen në Evropë

by Nexhat

Janë mësuar të gjitha tetë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Vëllaznimin, me rezultat 1-0, duke siguruar kalimin tutje.

banner

Një gol për ta prerë biletën për çerekfinale i ka mjaftuar edhe Dukagjinit, që ka shënuar fitore përballë Dinamos në Klinë.

Drita ka fituar pa problem ndaj skuadrës së Ligës së Parë, Rilindjes 1974, me rezultat 3-0

Ndërkohë, Llapi edhe pse kishte epërsi prej dy golash përmes Ahmed Januzit, nuk ka arritur ta menaxhojë atë dhe në fund ka pësuar humbje nga Trepça’89, pas vazhdimeve, me shifrat 4-3.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 2-2.

Kësisoj në çerekfinale të kupës do të luajnë: Prishtina, Malisheva, Suhareka 23, Vjosa, Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Trepça’89.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy