Meta thirrje qeverisë për mbështetjen e prodhimit ‘Made in Albania’: Rrisni tarifat doganore për importin

by Nexhat

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë tatimin 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produktet e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Meta thekson se fermerët ngarkohen me tatimin 20% më shumë se vendet e tjera e Rajonit dhe Europës.

banner

REAGIMI I METËS

Të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produket e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”.

Fermerët ngarkohen me tatimin 20% që në shitje, që është më i larti në rajon, që është më i larti në Europë.

Ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën pa nisur, sepse atje mbështeten fermerët në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa këtu persekutohen që në nisje.

Qeveria nuk ka vullnet të rrisë tarifat doganore për produktet e importit, siç e lejon dhe marrëveshja e Tregtisë së Lirë, sepse kjo është një qeveri që e kemi thënë dhe e theksojmë që nuk ka interes të rrisë dhe të mbështesë prodhuesit dhe prodhimin. Kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve.


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy