Qindra ish-të burgosur politikë në pritje për t’u kompensuar, kërkohet vazhdimi i mandatit të Komisionit

by Nexhat

Përkundër dhembjes dhe maltretimeve që dikur patën nga regjimi serb, ish-të dënuarit (burgosurit) politikë janë kategori e diskriminuar që nga paslufta. Ndonëse Rregullorja për procedurat dhe kriteret e kompensimit të ish-të dënuarve politikë është nxjerrë në mars të vitit 2013, me ç’rast është themeluar edhe Komisioni për njohjen e statusit të dënuarve politik dhe ish-të burgosurve politikë, kompensimi i kësaj kategorie nuk ka përfunduar ende,

E shkak i kësaj është përfundimi i mandatit dyvjeçar i Komisionit, me ç’rast është parë e domosdoshme vazhdimi i mandatit të saj. 

banner

Ekonomia Online ka biseduar me sekretarin e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve politik dhe ish të burgosurve politik, Shefik Sadiku. Sadiku thotë se nga 6 mijë aplikime, kanë arritur t’i përfundojnë mbi 5700. Të tjerat, thotë se nuk janë përfunduar shkaku i skadimit të mandatit të Komisionit.

“Afërsisht mund të japin një shifër po mund të mos jetë e saktë dikun rreth 6 mijë aplikacione janë proceduar, prej tyre përfitues kanë dal mbi 5700 persona, pjesa tjetër pse nuk janë kryer edhe komisionit i ka skaduar mandati me 11 gusht 2023 mandat 2 vjeçar ka pas nga Qeveria aktuale”, thotë Sadiku.

“Rreth 6 mijë lëndë janë të pazgjidhura prej tyre rreth 5 mijë janë për kundërvajtje, ndërkaq rreth 1 mijë lëndë tjera janë për vepra të ndryshme për të cilën do duhej komisioni me i pas nëpër duar dhe aty bën pjesë edhe një pjesë që nuk jane kompensuar ish-të dënuar të vdekur me bashëshorte të vdekur, ndërkaq është edhe komisioni i shkallës së dytë ose komisioni i ankesave dhe ai komision funksionon mirëpo në momentin që i ka skaduar mandati gjithësisht kontrata e punës së Sekretarisë së Komisionit edhe ky komision nuk mundet me punu edhe pse ka lëndë për t’u shqyrtuar”, thotë tutje Sadiku.

Ndonëse kanë kërkuar që të zgjatet mandati i këtij Komisioni, Sadiku thotë se ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Unë kam qenë sekretar i Komisionit Qeveritar, gjegjësisht i Sekretarisë së Komisionit dhe gjitha kërkesat dhe shkresat e nevojshme ua kemi bërë Qeverisë për ta vazhduar mandatin e komisionit në bazë nevojave që parashihet. Qeveria nuk ka arritur ta bëjë komisionin e arsyet nuk i dimë. Ua kemi përcjell qeverisë në përmes ministrisë së drejtëesisë është bërë komunkimi se ashtu kanë vendosur ata shkresat ua kemi përcjell në përmes ministrisë së drejtësisë zyres kryemnistrit dhe nuk e kanë proceduar në qeveri ende, gjegjësisht në mbledhjen e qeverisë që do të duhej kryeministri me ja vazhdu mandatin komisionit”, u shpreh Sadiku.

Kërkesë për vazhdim të këtij Komisioni ka kërkuar edhe avokati Ardian Bajraktari. Bajraktari i cili aktualisht përfaqëson disa ish-të burgosur politik, thotë se kompensimi i tyre është obligim ligjor dhe si i tillë duhet të kryhet.

“Sa  i përket çështjes ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik, përkatësisht kompensimit të tyre, është po ashtu një obligim ligjor për faktin se është ligji përkatës që rregullon këtë çështje, dhe në bindjen time ky obligim  ky proces do duhej të përpunonte shumë më herët, mirëpo  kam përshtypjen ku bazohem se në faktin që ka pasur një numër të madh të kërkesave, atëherë kemi ardhur deri në situatë kur akoma nuk ka përfunduar”, u shpreh Bajraktari, teksa tregon edhe arsyet që ky proces ende nuk ka përfunduar.

“Fakti që nuk është përfunduar kemi një kohë relativisht të gjatë kur nuk kemi  komision funksional, dhe në këtë drejtim besoj që qeveria është përgjegjëse kryesore për mos funksionalizimin e këtij komisioni, dhe në bindjen time sa më parë të funksionalizohet edhe të rifilloj punën ky komision është më mirë, për faktin që unë vetëm kam disa kërkesa prej personave të cilët kanë paraqitur kërkesë në kuadër të komisionit, mirëpo që akoma nuk kanë marrë përgjigje. Andaj përfitoj nga rasti që të ju bëj apel institucioneve, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, që të gjejnë një zgjidhje sa më parë në drejtim të funksionalizimit të këtij komisioni, dhe me qëllim që kjo kategori e cila natyrisht që është në mesin e atyre që kanë dhënë kontribut për lirin për pavarësinë e vendit të marrë atë se çfarë në fakt ju garanton ligji për kompensimin për gjithë ato vuajtje gjithë ato dënime që i kanë marrë nga ish regjimi”, thotë Bajraktari.

Ekonomia Online ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy