Situatë e rëndë në Kili, nga zjarret humbin jetën mbi 50 persona – presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme (VIDEO)

by Nexhat

Të paktën 51 persona kanë vdekur nga zjarret në rajonin Valparaiso të Kilit, thanë autoritetet lokale.

Presidenti Gabriel Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha se do të vërë në dispozicion “të gjitha burimet e nevojshme” për të zgjidhur këtë situatë

Besohet se është zjarri më vdekjeprurës i Kilit deri më sot. Departamenti i Shëndetësisë ka lëshuar një alarm shëndetësor në Valparaiso

https://twitter.com/DisasterTrackHQ/status/1754041204126232645?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1754041204126232645%7Ctwgr%5Eac763ce30b27516ed058fa364df9cb7afd9275d4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fsituate-e-rende-ne-kili-nga-zjarret-humbin-jeten-mbi-50-persona-presidenti-shpall-gjendjen-e-jashtezakonshme%2F

Ministria bëri thirrje për pezullimin e operacioneve dhe ngritjen e spitaleve të autorizuara të përkohshme në terren. Studentët e mjekësisë që janë afër përfundimit të studimeve do të punësohen për të ndihmuar në terren, njoftoi ministria në të njëjtën deklaratë

Shërbimet e shpëtimit luftuan për të arritur në zonat më të goditura dhe ministrja e Brendshme, Karolina Toha, tha se numri i të vdekurve do të arrijë shifra shumë më të larta në orët e ardhshme

Qeveria kiliane u ka bërë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë në zonat e prekura nga zjarret. Një 61-vjeçar banor i El Olivar e cilësoi situatën si “ferr”.

Duke folur për agjencinë e lajmeve AFP, Rodrigo Pulgar tha se u përpoq të ndihmonte fqinjin e tij, por më pas kuptoi se shtëpia e tij kishte filluar të digjej

“Hiri po na binte”, shtoi Pulgar.

Ai shpjegoi se shumica e banorëve të El Olivarit janë të moshuar, dhe tha se fqinji i tij vdiq pasi nuk mund ta nxirrnin jashtë.

Autoritetet thanë se midis 3,000 dhe 6,000 shtëpi u prekën nga zjarret. Të shtunën, ora policore u vendos në qytetet Viña del Mar, Limache, Kilpue dhe Villa Alemana.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy