Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton për mbajtjen e dy takimeve siç i quan “mobilizuese me strukturat udhëheqëse” në Prizren dhe Suharekë.
Ai thotë se Programi ‘Rruga e Re’ do të shpërndahet nëpër Kosovë në qindra takime qytetare.
“Sonte vonë, edhe dy takime tjera mobilizuese me strukturat tona udhëheqëse. Qëndrova në Prizren dhe Suharekë. Këtu takova kryesitë e degëve, kryetarët e nëndegëve, asambleistët dhe dy forumet”, njofton ai.
Ai ka goditur kryeministrin Kurti duke përmendur krizën dhe popullizmin
“Zgjidhjet tona politike e zhvillimore do të shtrohen me qytetarët tanë në çdo anë. Sepse kemi rrugën për ta, sepse këtë kërkojnë nga ne. Aktivizimi ynë politik sot është akt i domosdoshëm për një Republikë të fortë e zhvillimore. Një që s’mbijeton në krizë e popullizëm por në zhvillim e mirëqenie”, shkruan ai.
Postimi i tij i plotë: