Haradinaj: Është koha të heqim dorë nga fitoret e vogla, e ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve, NATO-n

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Haradinaj ka thënë se ky vit nuk shënon vetëm 75-vjetorin e themelimit të NATO-s, por edhe fokusin për 75 vitet e ardhshme

banner

“Aleanca më e fuqishme ushtarake e globit – NATO, në vitin 1999, në jubileun e saj të 50-të ishte shndërruar në shpëtimtar të një vendi e të një populli”.

“Tash kur po paralajmërohet samiti i madh historik në korrik, që përkon me 75-vjetorin e NATO-s, e ku po paralajmërohet se në këtë samit, jo vetëm se do të shënohen 75 vjet histori të kësaj Aleance, por fokusi do të jetë edhe në 75 vitet e ardhshme të saj. Kosova edhe një herë, më shumë se kurrë, ka nevojë për shpëtimtarin e saj që të bëhet anëtar i kësaj Aleance.”

“Sot është koha të heqim dorë nga fitoret e vogla, e ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve, NATO-n”, shkroi Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy