Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende është duke i verifikuar nënshkrimet e mbledhura në peticionin që është zhvilluar në katër komunat veriore për largimin e kryetarëve aktualë.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se ky proces do të marrë kohë për shkak që nënshkrimet janë mbledhur në formatin fizik.
Pas përfundimit të verifikimeve, Elezi ka thënë se do ta njoftojnë MAPL’në, kryesuesit e kuvendeve komunle, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare.
“Ende jemi në proces të vrifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ashtu siç kemi njoftuar, ky proces do të na marrë kohë pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik. Pas përfundimit të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura, do të përgatisim raport për çdo komun dhe do të njoftojmë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunle, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare. Po ashtu, përgjigjja e KQZ-së do të bëhet publike edhe për qytetarët dhe mediat”, tha Elezi