Kurti e Pistorius në takim vlerësuan rolin e ushtarëve gjermanë në Kosovë

by Nexhat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare bashkë me një delegacion të përbërë edhe nga deputet të Bundestagut gjerman.

Duke i uruar mirëseardhje në vizitën e tij të parë në Kosovë, “kryeministri Kurti, që në krye të herës, shprehu falënderimin e tij, të popullit dhe shtetit të Kosovës për rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të Gjermanisë në gati 25 vitet e fundit, nga çlirimi, te pavarësia e deri në shtetndërtim, dhe ndihmën e vazhdueshme në integrimin evropian dhe euro-atlantik. Ai veçoi rolin e ushtarëve dhe oficerëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it të cilët gëzojnë popullaritet në mesin e qytetarëve që janë mirënjohës për shërbimin e tyre”, njofton zyra e Kurtit.

banner

Më tej kryeministri, shprehu vlerësimin e tij edhe për rolin që Gjermania ka luajtur në forcimin e unitetit evropian përball Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e ngrohtë gjatë kësaj vizite të parë të tij. “Ai u shpreh i lumtur që ushtarët gjermanë gëzojnë respekt dhe popullaritet në mesin e qytetarëve. Theksoi se Gjermania, së bashku me partnerët e saj në NATO, ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë në dekadat e fundit, dhe se ajo është e interesuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës”

Përgjatë bisedës, kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Pistorius me “rezultatet e qeverisjes, prioritizimin e sigurisë dhe mbrojtjes në buxhetin e vitit 2024 dhe për zhvillimet e fundit në vend. Bashkë folën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”.

Takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministrit Pistorius, u përcoll edhe me një takim tjetër me delegacione të zgjeruara ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Bundestagut gjerman dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga komisionet parlamentare për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Pas këtyre takimeve, ministri Pistorius u prit gjithashtu edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me të cilën zhvilluan një takim bilateral

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy