Man City kompleton blerjen e parë për sezonin e ardhshëm, nënshkruan me yllin e Gironës

by Nexhat

Manchester City tashmë ka kompletuar blerjen e tyre të parë për afatin kalimtar të verës.

Sipas Fabrizio Romanos, City ka arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit brazilian, Savio, nga klubi francez Troyes, një pjesëtar i City Football Group (CFG)

banner

19-vjeçari momentalisht është duke luajtur tek Girona në formë huazimi deri në fund të sezonit, me ekipin spanjoll që po ashtu është pjesë e CFG.

Sipas Romanos, dokumentet do të nënshkruhen gjatë ditëve në vijim pasi City mposhti garën e ashpër nga klubet gjermane dhe ato angleze

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1754582391530684799?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1754582391530684799%7Ctwgr%5Ed0ac059119ad82d8cb7ebe35fbc777d29fe782d2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fman-city-kompleton-blerjen-e-pare-per-sezonin-e-ardhshem-transferon-yllin-e-girones%2F

Savio ka impresionuar shefat e Cityt që prej se u bë pjesë e Gironës verën e kaluar, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar në shtatë të tjerë në 23 paraqitje në La Liga këtë sezon.

Savio iu bashkua Troyesit nga ekipi brazilian Atletico Mineiro si një 18-vjeçar në verën e vitit 2022, me klubin francez që pagoi një shifër rekord prej 6.5 milionë eurosh.

Sulmuesi nuk ka bërë asnjë paraqitje për klubin e tij mëmë dhe tani do t’i bashkohet Cityt në fund të sezonit, sapo huazimi i tij në Spanjë të mbarojë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy