Milan ‘peshkon’ tek Torino, hap bisedimet për transferimin e dy futbollistëve

by Nexhat

Sipas raportimeve të fundit, Milani tashmë ka hapur bisedimet me Torinon për transferimin e dyshes Alessandro Buongiorno dhe Samuele Ricci.

“Rossonerët” madje kishin tentuar transferimin e Buongiornos gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo oferta e tyre u refuzua dhe ata vendosën që ta rikthejnë nga huazimi Matteo Gabbian

banner

Buongiorno momentalisht po vuan nga një lëndim në kraharor i cili do ta mbajë atë jashtë fushave për të paktën një muaj, por gjiganti italian pritet që të bëjë një ofertë të re për të gjatë verës.

Tuttomercato ka raportuar se ai nuk është lojtari i vetëm i Torinos në radarin e Milanit, pasi që ata po synojnë edhe transferimin e Samuele Riccit.

Ricci po shihet nga Pioli si zëvendësuesi ideal i Rade Krunic i cili u largua nga Milani në drejtim të Fenerbahces.

22-vjeçari kishte tërhequr interesim të fortë nga Lazio verën e kaluar, por Torino i vendosi një çmim të lartë kartonit të tij dhe në këtë mënyrë Lazio u detyra të tërhiqej nga gara

Ricci është nën kontratë me Torinon deri në qershor të vitit 2026 dhe Milani mund ta ulë çmimin e tij duke e bërë pjesë të marrëveshjes kartonin e sulmuesit Lorenzo Colombo.

Reprezentuesi italian si një produkt i akademisë së Empolit, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime në 18 ndeshje në Serie A këtë edicion

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy