Ministri gjerman: Askush nuk duhet të ketë interes për tensionim të mëtejmë të situatës

by Nexhat

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka thënë se  Gjermania pas SHBA-së është njëra nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës, dhe kështu do të vazhdoj të jetë edhe në të ardhmen.

Pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, Pistorius kërkoi që të shmangen tensionet dhe kërkoi de-esklaim të situatës

banner

“Kërkesa e ditës është deskalimi. E ardhmja e Ballkanit është në Evropë, dhe kjo parasheh si parakusht dialogun.  Askush nuk mund dhe nuk duhet të ketë një interes në tensionimin e mëtejmë të situatës. Marrë parasysh tensionet aktuale me Serbinë dhe pakicën serbe në Kosovë bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes”, tha ministri gjerman.

Ai shtoi se KFOR-i mbetet si garantues për stabilitet dhe siguri, do të vazhdoj të mbetet edhe më tej i pranishëm në Kosovë

“Stabiliteti në Kosovë dhe në rajon është i rëndësishëm për ne”, tha Pistorius

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy