Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb, Rama: Kosova ka të drejtën e pamohueshme të mbrojë kushtetutën e saj

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë lidhur me debatin pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr nga qarkullimi monedhën s Serbisë, dinarin, ku janë përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë SHBA dhe BE.

Përmes një postimi në platformën X, Rama shprehet se Kosova duhet të angazhohet , të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, por ka të drejtën e pamohueshme për të mbrojtur kushtetutën e vet

banner

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shprehet Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy