Kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmoi sot në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, se aplikimi i formulës së dy shteteve është kusht për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, shkruan Times of Israel.
“Vetëm një zgjidhje me dy shtete e bazuar në negociata do të hapë perspektiva për një zgjidhje të përhershme të konfliktit në Lindjen e Mesme. Kjo duhet të zbatohet edhe për Gazën dhe Bregun Perëndimor”, tha kancelari gjerman dhe bëri thirrje për rolin qendror të “Autoritetit Palestinez të reformuar”, sipas njoftimit për shtyp të kabinetit të tij
Qeveria e Izraelit refuzon të diskutojë një “zgjidhje me dy shtete”, e cila irriton komunitetin ndërkombëtar dhe Netanyahu ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e tij ndaj “sovranitetit palestinez”
Diplomatët perëndimorë po përpiqen të promovojnë një zgjidhje që do t’i lejojë izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në dy shtete të veçanta dhe sovrane, dhe perspektiva që kjo të ndodhë është zvogëluar nga lufta në Gaza
Gjermania, ashtu si SHBA-të, e mbështeti me vendosmëri Izraelin pas sulmit të 7 tetorit nga ekstremistët palestinezë në territorin izraelit, dhe fillimit të luftës izraelite në Rripin e Gazës.
Në bisedë, Scholz theksoi gjithashtu “nevojën urgjente për të përmirësuar ndjeshëm qasjen dhe dërgimin e ndihmave humanitare” për banorët e Rripit të Gazës, duke e quajtur situatën “shumë shqetësuese”.