Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i AKI-së, tha se Serbia “ka deklaruar” që rreth 800 milionë euro në vit i ndante për serbët në Kosovë. Por ai tha se përmendet se 200 milionë euro kalonin përmes bankave dhe drejtpërdrejt, teksa tha se llogaritet se 600 milionë euro kanë mundur të jenë pjesë e krimit të organizuar, drogës, armëve etj.
Kështu u shpreh Ramadani në Pressing në T7.
“Shumat të cilat i ka pru Serbia në Kosovë janë tepër të mëdha, 200 milionëshi në vit. Pra 200 milionë euro në vit llogaritet disa cash, disa përmes funksionit bankar që kanë funksionu deri vonë dhe në mirëmbjatjen e strukturave paralele”, tha ai.
“Në pjesën tjetër kjo pjesa e keqpërdorimit e krimit të organizuar, pjesën tjetër që llogaritet të jetë 600 milionë euro në vit, ato të cilat jo domosdoshërisht janë para të buxhetit, një pjesë e madhe janë para të Serbisë”, tha ai
“Serbia i ka deklaruar që ka diku rreth 800 milionë në vit që i bjen për serbët në Kosovë, për jetesën e tyre, pensionet, pagat e dyfishta etj”, shtoi Ramadani.
“Shuma e tashme që përmendet është 200 milionë që kalojnë prej buxhetit dhe mund të llogaritet që këto 600 milionë kanë mundur të jenë pjesë e krimit të organizuar, e trafikut të armëve, trafikut të organizuar, drogës, alkoolit dhe mirëmbajtjes së oligarkëve të krimit të organizuar ose bosave të krimit të organizuar”, u shpreh Ramadani.