Tragjedi në Krujë: gjyshi shtyp për vdekje mbesën 2 vjeçe në oborrin e shtëpisë

by Merita

Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në Mallkuç të Krujës, ku mësohet se, një person, duke drejtuar automjetin e tij në oborrin e banesës, ka aksidentuar rëndë mbesën e tij të mitur, vetëm 2 vjeç, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për procedurat e mëtejshme dhe marrjen në pyetje.

banner

“Krujë/Informacion paraprak: Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë së Krujës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy